KF Rahoveci fiton si mysafir, shkatërron Ramiz Sadikun

KF Rahoveci ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Ramiz Sadikut në udhëtim.

Me këtë fitore, KF Rahoveci i afrohet edhe më shumë mbijetesës në Ligën e Parë.

Klubi i qytetit tonë shfaqi performancë fenomenale në këtë takim.

Ramiz Sadiku kishte epërsinë prej 1-0 pas pjesës së parë por në pjesën e dytë vreshtarët ndezën turbinat për t’i shënuar plot katër gola.

Ishte Astrit Berisha ai që barazoi rezultatin (50′) për 1-1.

Ramiz Sadiku (60′) shënoi edhe një herë dhe kaloi për herë të dytë në epërsi për 2-1.

Dhe aty filloi gjithNka kur në minutën e 63-të Kushtrim Krasniqi shënoi për 2-2 dhe barazoi rezultatin.

Nikollë Dushi ishte i sakt në minutën e 75-të për t’ia dhënë Rahovecit epërsinë e parë në këtë takim.

Fitoren e KF Rahovecit e vulosi Kushtrim Krasniqi kur shënoi për herë të dytë në këtë takim për 4-2, pesë minuta pa përfunduar takimi.

KF Rahoveci ngjitet në pozitën e 10-të në tabelë me 33 pikë dhe kështu ka siguruar edhe mbijetesën në Ligën e Parë, një premtim i mbajtur ky nga trajneri Senad Alirifa.

Tash synimi është tejkalimi i Vëllaznimit që ka 34 pikë në vendin e nëntë. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.