KF Rahoveci ka treguar shpirt luftarak në fitoren prej 4-2 ndaj Beharit në stadiumin e qytetit “Selajdin Mullabazi – Mici”.
Sfida filloi me dominim të Rahovecit, që u pasua edhe me golin e parë të realizuar nga Astrit Berisha.
Shumë shpejt u kundërpërgjigjën mysafirët, të cilët shënuan për 1-1.
Në fund të pjesës së parë KF Rahoveci e siguroi epërsinë dhe qetësinë në pauzë.
Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë e matur nga KF Rahoveci.
Agim Hoti shënoi për 3-1 nga penaltia. Deri në fund realizuan edhe mysafirët dhenjë gol nga Astrit Berisha mjaftoi për rezultatin përfundimtar 4-2.
Me këtë fitore Rahoveci është në vendin e 11-të me 22 pikë dhe ka 10 pikë më pak se sa vendi i shtatë që mbahet nga Ramiz Sadiku. /Rahoveci24/