KF Rahoveci fiton edhe pas dënimeve të rënda, mposht Ramiz Sadikun

KF Rahoveci ia ka dalë të shënojë fitore në shtëpi ndaj Ramiz Sadikut me rezultat 2-0.

Ky rezultat pozitiv erdhi pas dënimeve të mëdha që mori klubi i qytetit

Golat në këtë takim i shënoi Arbër Likaj në minutën e 20-të, dhe Hamid Mullabazi në minutën e 78-të duke vulosur për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar.

Rahoveci me këtë fitore është në vendin e fundit me 12 pikë, me vetëm dy pikë më pak se Ramiz Sadiku që mban vendin e 12-të dhe vetëm gjashtë pikë më pak se Vitia që ka vendin e tetë. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.