KF Rahoveci do t’i kthehet aksionit futbollistik të dielën në Klinë në sfidën e parë për vitin 2016 ndaj KF Dukagjinit.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 13:30 në stadiumin e Dukagjinit në Klinë.
Trajneri Senad Alirifa sipas burimeve të Rahoveci24 ka një ekip shumë më të përgatitur se në vjeshtë, me përforcime të reja dhe lojtarë të rinj që mund të inkuadrohen për të ndihmuar.
KF Rahoveci e ka mundësinë që të dielën të startojë mbarë me një rezultat pozitiv, duke shuar edhe kritikat ndaj trajnerit për krizë të rezultateve gjatë stinorit vjeshtor.