KF Rahoveci fillon stinorin pranveror të premten nga ora 13:00 në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë në cilësinë e vendasit.
Rahoveci nga ky takim kërkon rezultat pozitiv për të treguar se transferimet kanë qenë me vend.
Në anën tjetër Vëllaznimi s’ka çka të humbë edhe është në luftë të ashpër për mbijetesë.
Trajneri Granit Dervisholli është duke i bërë përgatitjet finale për këtë duel dhe pritet që ekipi të hyjë me mentalitetin e duhur.
Pritet udhëtim i shumë qytetarëve në Malishevë për këtë ndeshje. /Rahoveci24/


