KF Rahoveci fillon stërvitjet me Mullaavdën, entuziazëm i madh (Foto)

KF Rahoveci ka filluar stërvitjet me trajnerin e ri, Xhevat Mullaavdën, dhe të gjithë lojtarët ishin të pranishëm në grumbullim mesditën e të shtunës.

Disponimi në shtabin teknik ishte mjaft i mirë, ku edhe Mullaavda dhe trajneri i portierëve Xhabir Hajrullaga, u shfaqën tejet të përkushtuar.

Lojtarët e motivuar filluan përgatitjet që do të zgjasin deri të mërkurën, atëherë kur edhe zhvillohet ndeshja e radhës në shtëpi.

Në stërvitje i pranishëm ishte edhe Meriton Korenica, anësori i KF Lirisë, që pushimin e ndeshjeve të kombëtareve po e shfrytëzon për t’u përgatitur në fushën ku ai u rrit si lojtar, bashkë me lojtarët e KF Rahovecit, ku edhe do të mund të shkëmbehet përvoja mes tyre.

Lojtarët janë shprehur tejet të motivuar para dy ndeshjeve të radhës në shtëpi, duke thënë se ata do të bëjnë të pamundurën për të nxjerrë rezultate pozitive dhe nën drejtimin e trajnerit të ri të fillojnë seri pozitive.

Ditë më parë nga KF Rahoveci dha dorëheqje nga posti i trajnerit, Senad Alirifa, pas një serie negative të rezultateve, teksa menjëherë klubi konfirmoi Xhevat Mullaavdën si trajner të ri të klubit. /Rahoveci24/

image

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.