KF Rahoveci fillon furishëm, mposhtë Vëllaznimin në miqësore

KF Rahoveci ka filluar stuhishëm fazën përgatitore në prag të stinorit pranveror, pasi ekipi jonë ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat minimal 1-0 në Gjakovë.

KF Rahoveci realizoi disa përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit, të cilat duket se kanë përforcuar tej mase ekipin e Rahovecit.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Agiom Hoti, me asistim të Jetmir Kacollit.

Vlen të përmendet se portieri i rikthyer në klub nga Austria, Besnik Shehu, arriti që të ndalë një penalti në mënyrë fantastike.

KF Rahoveci kështu nisë pozitivisht përgatitjet dhe vetëbesimi nga këto ndeshje pritet të ndihmojë në sfidat kampionale ku kërkohet të sigurohet mbijetesa. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.