KF Rahoveci e nisë stinorin pranveror të dielën në Viti

KF Rahoveci do të rikthehet në aksion këtë të dielë në përballje ndaj Vitisë si mysafir.

Ndeshja zhvillohet nga ora 13:00 dhe të dyja skuadrat do ta kërkojnë fitoren në këtë takim.

KF Rahoveci u ri organizua këtë janar, ku legjendari Fadil Vuçitërna mori në drejtim klubin në pozitën e kryetarit.

Ekipi është i përgatitur maksimalisht për duelin duke marrë parasysh edhe ndihmën e komunës së Rahovecit që ndau 17 mijë euro për ekipin.

Gjyqtar kryesor do të jetë Bardh Ajeti, asistentët janë Bujar Haradinaj dhe Besart Smaili.

/Telegrafi/

 

 

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.