KF Rahoveci do të fillojë javën e parë në cilësinë e vendasit (pa stadium) ndaj ekipit të Rilindjes 1974.
Përballjet ndaj ekipit pejan kanë qenë të zjarrta gjithmonë, por Rahoveci tani hyn si favorit absolut.
Ekipi që drejtohet nga Senad Alirifa është në fazën e fundit të përgatitjes dhe pritet që në kampionat të ketë synime të mëdha.
KF Rahoveci ka pasur disa miqësore fantastike duke mposhtur madje edhe skuadrën e Ismet Munishit, KF Dukagjinin – me rezultat 3-0.
/Rahoveci24/


