Një skuadër e Ligës së Dytë të futbollit kosovar, ka arritur të fitojë pikën e parë pas 20 xhirove të luajtura.
KF Dejni nga Rahoveci, që garon në grupin A të Ligës e Dytë, (i cili është divizioni i tretë në futbollin kosovar, pas Vala Superligës dhe Ligës së Parë) ka arritur që në xhiron e 20-të të fitojë pikën e parë.
Dejni kështu ka arritur pikën e parë, pas 19 humbjeve rresht në këtë ligë.
Ata kanë shënuar 11 gola dhe kanë pësuar 86 gjithsej, duke pasur kështu bilanc tejet negativ në golaverazh, -75.