Këto produkte të Serbisë, mund të zëvendësohen lehtë me ato vendore (Foto)

Nëpërmjet konsumimit të produkteve nga Serbia, Kosova fqinjit verior ia jep miliona euro. Vetëm gjatë vitit të kaluar, nga Kosova në Serbi kanë shkuar rreth 390 milionë euro.

Por, janë shumë produkte të Serbisë që mund të zëvendësohen mirë me ato vendore. Ndërsa, nëse merren për bazë prodhimet nga Shqipëria dhe të tjerat nga shtetet mike, importi i produkteve serbe mund të zëvendësohen me 100 për qind.

640x74

Pas provokimeve të njëpasnjëshme të Serbisë kundër të Kosovës, qytetarët kanë nisur aksionin e bojkotimit të produkteve të cilat fillojnë me barkodin 860.

Telegrafi ua sjell disa nga shumë produktet serbe të konsumit ditor, që mund të zëvendësohen me së paku një produkt vendor:

Uji “Rosa” mund të zëvendësohet p.sh. me ujin “Rugove”

 

“Plazma” mund të zëvendësohen me “Sempre”

 

Chipsat e Çaçakut me “Vipa Chips”

 

Keçapi “Polimark” me atë “Progres”

 

Majoneza “Polimark” me majonezën “Progres”

 

Uji i gazuar “Heba” me ujin e gazuar vendor “Dea”

 

Piperin “Horgoshka” me piperin “Besjana”

 

Vajin “Diamant” me Vajin “Olim”

Sipas statistikave, nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 2008 e deri më 2016, Kosova ka importuar nga Serbia produkte në vlerë prej 2.638 miliardë euro. /Telegrafi/

[related-to url=”http://telegrafi.com/bojkotoni-produktet-e-serbise-politike-nacionaliste-serbe-ti-vuaje-pasojat-ne-ekonomi/” title=”Bojkotoni produktet e Serbisë: Politika nacionaliste serbe, t’i vuajë pasojat në ekonomi!”]

[related-to url=”http://telegrafi.com/qytetaret-kerkojne-ti-thuhet-jo-numrit-860-mbrojeni-atdheun-duke-bojkotuar-produktet-e-serbise/” title=”Qytetarët kërkojnë t’i thuhet JO numrit 860: Mbrojeni Atdheun duke bojkotuar produktet e Serbisë!”]

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.