Këtë vikend mbahet Final 4 i Kupës së Ligës së Dytë në Rahovec
Këtë vikend në Rahovec mbahet Final 4 i Kupës së Ligës së Dytë në Rahovec.
Dy ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen të shtunën njëra nga ora 16:00h dhe tjetra nga ora 19:00h.
Nga ora 16:00h takohen KEK-u me Gjakovën, ku obiliqasit janë favoritët absolutë duke ditur se Gjakova ka ekip mjaft të dobët.
Ndërkaq, në duelin tjetër që zhvillohet të shtunën nga ora 19:00 skuadra jonë vendase, Grapeland Rahoveci takohet me KB Sferën, ekip që e mposhti me epërsi të lartë vetëm 10 ditë më parë.
Fituesit e këtyre dy dueleve takohen më 3 mars të dijelën në finalen e madhe nga ora 16:00.
Orari:
02.Mars 2024
E shtune ora 16:00,
KEKU – Gjakova
E shtune ora 19:00,
Sfera vs Grapland
03.Mars 2024
E diel ora 16:00,
FINALJA


