KB Rahoveci sonte zhvillon një nga duelet më të rëndësishme në historinë e sportit të Rahovecit ndaj Trepçës në Therandë.
Nga ora 19:00 zhvillohet dueli dhe gjyqtarë janë njerëz me precedentë kontravers nga e kaluara.
Xhelal Mumini është gjyqtari kryesor i këtij takimi, një person i cili në të kaluarën ka ditur të jetë i njëanshëm kur ia kanë kërkuar qarqe dhe njerëz të caktuar të federatës.
Dardan Maxhuni po ashtu do të jetë gjyqtar në këtë takim, po ashtu i përfshirë në duele që kanë pasur episode kontraverse.
Shpresa e Rahovecit qëndron te Fisnik Ramadani, një gjyqtar i ri i jashtëzakonshëm, i cili deri tash ka shfaqur performanca fenomenale në parket edhe atëherë kur ka qenë presioni i madh nga publiku dhe nga njerëz përreth.
Në secilin rast, tifozët dhe publiku duhet të tregohen shembullorë dhe të mos reagojnë në mënyrë të keqe sepse në atë rast do të ndërpritej ndeshja dhe pos që do të humbej ndeshja edhe do të dënohej klubi.
Trepça do të ketë ndihmën e Federatës për këtë duel dhe të gjithë faktorëve tjerë relevant, por ne duhet të tregojmë shpirtin luftarak, i gjithë publiku të mbledhet dhe të tregojnë sportivitet e të përkrahin ekipin për të bërë befasinë më të madhe ndonjëherë. /Rahoveci24/