FIBA Europe Cup ka konfirmuar prezencën e Rahovecit në atë që është pjesëmarrje e parë historike e qytetit tonë në garat evropiane.
Rahoveci pritet të mësojë kundërshtarin e paraqitjes së parë në histori në Evropë, kur të tërhiqet shorti më 24 korrik.
Kundërshtarët e Rahovecit mund të jenë: Dnipro(Ukrainë),ZZ Leiden (Holandë), Kersiyaka SK (Turqi), U-BT Cluj Napoca (Rumani) dhe Kataja Basket (Finlandë).
Rahoveci po bëhet evropian, por vetëm falë sportit.