Këshilli për Autostradën Rahovec, dërgon ftesë te subjektet politike për perkrahje të petecionit

Pasi qe per me shum se 2 jave nuk kemi marr asnje pergjigje nga zyra e kryeministrit Haradinaj.

Sot me date 10.04.19 keshilli per Autostraden Rahovec, ka derguar mbi 40 ftesa zyrtare per te gjitha subjektet poltike dhe ambasadat ne vend qe ti bashkohen petecionit per autostraden.

Komunikata e plotë:

Këshilli i qytetarëve Rahovec
Rahovec më: 10 Prill, 2019

Të nderuar,
Ju ftojmë që ju së bashku me strukturat dhe simpatizantët e partisë, të na bashkoheni në iniciativen tonë. Të na ndihmoni për nënshkrimin e Peticionit në lidhje me Autostradën e Dukagjinit.
Ne si Këshill i Qytetarëve së bashku me të gjithë qytetarët e nënshkruar në Peticion, kërkojmë:
• Që Komuna e Rahovecit të ketë kyqjen në Autostradë në zonën ndërmjet Rahovecit dhe fshatit Fortesë
• Jemi kundër betonizimit dhe kufizimit të qasjes në Lumin Drini i Bardhë.

Më poshtë po ju përshkruajm disa nga argumentet për Variantin e Rahovecit (Varianti 1):
1. Ndërtimi i Autostradës sipas kërkesës sonë do të mundësoj të gjithë banorët e regjionit të Rahovecit ta shfrytëzojnë Autostradën më leht dhe më shpejt që besojmë që është edhe qëllimi i projektit.
2. Me këtë trajektore të rrugës, Rahovecit i ipet mundësia për zhvillim ekonomik në përgjithësi.
3. Pozita gjegrafike e Komunës se Rahovecit na jep të kuptojmë se nevoja për një rrugë moderne është më se e nevojshme, është moment historik që të arrihet ky synim.
4. Ndërtimi i kësaj rruge do të na hapë mundësinë e zhvillimit më të mirë të tregut bujqësor; lehtësim të eksportit dhe inportit të mallërave; tërheqje e investitorëve vendor dhe të huaj, zhvillim i turizimit dhe Agroturizmit; Kulturës dhe Sportit.
5. Zona ku ne sygjerojmë te ndërtohet rruga është zonë me toka kodrinore te ulëta të klasit të 3 dhe të 4 ku në aspekt të dëmtimit të tokave bujqësore dëmet do jenë minimale.
6. Nuk dëmtohen tokat e klasit të parë dhe me komosacion.
7. Qytetarëve të Komunes së Rahovecit nuk do ti kufizohet qasja natyrore në Lumin Drini i Bardhë.
8. Me ketë opcion nuk na cenohen aktivitetet kulturore dhe sportive në Lumin Drini i Bardhë.
9. Në aspektin e kostove të shpronësimit dhe të ndërtimit të rrugës Varinti i Rahovecit është me i lirë, përafërsisht 30 milion Eur në rrugë dhe 60 mil Eur në shpronësime. Në total diku mbi 90 milion Eur.

Si dhe në vazhdim po ju cekim edhe disa fakte negative dhe dobësi të Variantit të Drinit ( Variantin6):
1. Me këtë version privohen mbi 70% te banorëve të Komunës së Rahovecit për shfrytëzim të Autostradës së Dukagjinit në mënyre të shpejt dhe racionale.
2. Distanca e kyqjes nga qyteti 15km dhe nga fshatërat deri 30 km.
3. Drejtpërdrejt dëmtohet ekonomia e qytetit, mundësia e tërheqejs së investitorëve, mundesia e zhvillimit të tregut bujqësor, agroturizëm, sport, kulturë etj).
4. Rruga kalon buzë bregut të lumit Drini i Bardhë dhe dëmtohen i gjithë ekosistemi tek lumi Drini i Bardhë me betonizimin e shtratit te lumit.
5. Kjo zonë gjat vjeshtës dhe dimrit ka shumë mjegull dhe ngrica në vazhdmësi, paraqet rezik qarkullimi.
6. Trajektorja e rrugës e merr formën e shkronjës S ku bëhet kalimi nga njëra anë e rrugës ekzistuese (Prizren-Gjakove) në anën tjeter të rruges dhe në kete menyre Autostrada e humb edhe kuptimin e vet, njëherit paraqitet nevoja për ndërtim të Viadukteve që ndikon ne ritjen e kostos së ndërtimit.
7. Me variantin e Drinit bëhen shkeljet ligjore, ku pjesa e cila është e mbrojtur me ligj tek Ura e Fshejtë dhe Kanionet me kete variant do te dëmtoheshin në tërsi
8. Dëmtohen tokat bujqësore të kalist 1 dhe klasit 2, gjegjësisht tokat bujqësore të cilët ndodhen në Komasacion.
9. Në keto zona ku parashikohet të kalon trasa e Variantit të Drinit, kemi edhe Zonat Kadastrale të cilët kanë tokat në Komasacion, mirpo në keto zona kemi probleme për arsye se nuk është ekzekutuar kjo gjendje e re në rexhistrat kadastral dhe kështu kemi një gjendje ku për 1 Parcel Kadastrale ekzistojnë nga 2 pronar.
10. Kemi kundërshtime ligjore të ligjit mbi Regullimin e tokave (Ligji Nr. 04/L-040)
11. Teknikisht dëmtohet mundësia e operimit të disa bizneseve në kete pjesë. Dëmtohet një pikë grumbulluese e pemëve dhe perimeve e cila është edhe investim i Bashkimit Europian.
12. Gjatësia e kësaj trase është me e madhe për 3 km më e gjatë në disatancë prej 25km
13. Vlera e shpronësimit me variantin 6 është mbi 98 milion euro.

Paraprakisht ju faleminderojmë për përkrahjen e juaj!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.