Komunikatë Për Media
Keshilli per Autostraden Rahovec
Këshilli i qytetarëve të Rahovecit i cili është duke kundërshtuar Trasën e Autostrades së Dukagjinit për pjesen e Rahovecit ndryshe i njohur si Varianti i Drinit, reagon ndaj komunikatës së Minisitrisë së Infrastrukturës shkaku që komunikata e Minsitrisë së Infrastrukturës në përmbajtjen e sajë ka shumë të pavërteta.
Fillimishtë dëshirojmë të njoftojmë opinionin e gjerë se në komunen e Rahovecit është duke u mbajtur një peticion i cili tashmë ka tejkaluar numrin prej 6000 personave të nënshkruar, me këtë dëshirojmë të informojmë edhe Ministrin e Infrastrukturës se ne nuk jemi një grup i caktuar me pretendime politike, por kjo është një nismë e banorve të Komunës së Rahovecit të pakënaqur me Variantin e Propozuar nga Ministria e Infrastrukturës.
1. Gjatë Debateve të mbajtura në Komunën e Rahovecit rreth qështjes së Autostrades së Dukagjinit për pjesen e Rahovecit, unanimisht të gjithë banoret dhe inxhinjerët e fushës së Ndërtimtaris, Arkitekturës, Bujqësis, Ekonomisë etj, ishin kundër Variantit të Drinit të Bardhë.
2. Njëashtu gjatë debateve edhe kompania projektuese Infra Plus dhe Inxhinjerët e saj ishin kundër Variantit të Drinit shkaku që është e pamundur të ndërtohet Autostrada buzë lumit Drini i Bardhë.
3. Në debate ishin prezentë edhe Profesorët Universitar të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të cilët ishin kundër Variantiti të Autostradës e cila kalon buzë Lumit Drini i Bardhë.
4. Nga të gjithë personat prezent është përkrahur Varianti nr.1, sepse është varinti i cili nuk dëmton tokat bujqësore në komasacion dhe nuk dëmton lumin Drini i Bardhë.
Duke e parë komunikatën e Ministris së Infrastruktuës që ka bërë krahasime ndërmjet variantit të përkrahur nga banorët e Komunës së Rahovecit dhe varinatit të përkrahur nga Ministria e Infrastrukturës, ne do ti demantojmë në vijim disa nga argumentet e prezentuara nga Ministria e Infrastrukturës.
Në vijim i paraqesim disa nga faktet të cilat Ministria e Infrastrukturës nuk është duke i cekur me të vetmin qëllim që të manipulohet masa.
Varianti nr.6-Varianti buzë lumit Drini i Bardhë
• Me Variantin e Autostradës për pjesën e Rahovecit kemi shkeljet ligjore të ligjit mbi Regullimi e Tokave.
• Me Variantin e Drinit shkatrohet zona tek Ura e Fshejtë dhe shkatrohen Kanionet të cilët janë të mbrojtura me ligjë që nga viti 1986.
• Me Variantin e Autostrades buzë lumit Drini i Bardhë do të pamundësohet edhe ndërtimi i EKO ZONAVE, të cilët janë planifikuar të ndërtohen nga investitorë të huaj, projekte tashmë të prezentuara Presidences dhe Qeverive të kaluara.
• Me Variantin e Drinit dëmtohen Tokat Bujqësore të cilët janë në Komasacion, dëmtohen 110 hektar tokë në Komasacion.
• Me Variantin e Drinit, Komunës së Rahovecit do ti ndalohet qasja në Lumin Drini i Bardh në një gjatësi prej 15 km.
• Me Variantin e Drinit do të kemi betonizimin e tërsishëm të lumit Drini i Bardhë dhe dëmtimit të gjithë ekosistemit.
• Me Varantin e Drinit tashmë do të shuhen edhe garat e kërcimit, gara këto të nivelit ndërkombëtar të cilët janë duke u zhvilluar te Ura e Fshejtë.
• Kostoja e Shpronsimit të Tokave me Variantin e Drinit të Bardhë arrin shifrat prej 99 milion euro vetëm për pjesën e Rahovecit.
• Gjatësia e trasës me Variantin e Drinit është më e gjatë për 3km në 25km nga Ura e Fshejte deri tek kyqja në Autostradën Ibrahim Rugova, dhe nëse marrim qmimin prej 10 milion euro për kilometer do të thotë se ky variant është për 30 milion euro më i shtrejtë.
• Me variantin e Drinit të Bardhë edhe vozitja do të jet më e rrezikshme shkaku i ngricave të cilët janë prezente gjatë stinës së dimrit, në këtë mënyr do të rezikohet edhe jeta e njerëzve.
• Me variantin e Drinit anashkalohet Komuna e Rahovecit, dhe Komuna e Mamushës, ku mbesin të vetme Komuna në Rafshin e Dukagjinit të cilëve ju mohohet qasja në këtë Autostradë.
• Me Variantin e Drinit do të shpronësohen pronat e oligarkëve partiak të AAK-së.
Varianti nr.1-( I përkrahur nga Banorët e Komunës së Rahovecit )
• Varianti i cili është përkrahur nga banorët e Rahovecit si dhe nga inxhinjerët e fushave të ndryshme.
• Nuk dëmtohen tokat bujqësore në Komasacion, kryesisht dëmtohen tokat jo pjellore të kalsit 5 dhe klasit 6.
• Shpronsimi i tokave me këtë variant do të kushtonte rreth 35 milion euro.
• Kemi sipërfaqe Komunale dhe nën administrimin e Ekonomis së pyjeve prej 85 ha ku do të kalon trasa e Autostrades.
• Do të dëmtoheshin vetëm 5 ha me vreshta, kurse nga Statistikat të Departamentit të Vreshtaris dhe Verërave vetëm në Komunën e Rahovecit për qdo vitë shkulen rreth 10 hektar me vreshta.
• Me këtë variant do të përfitonte përpos Komunës së Rahovecit edhe Komuna e Mamushës, njëherit nuk do të dëmtoheshin tokat bujqësore te fshatrave të Komunës së Prizrenit,
• Ky variant vetëm me shpronsim do të jetë më i lirë rreth 65 milion euro.
Gjatë takimeve të këshillit të banorve të Rahovecit me Kryetarin e Komunës së Rahovecit dhe kompanis projektuese Infra Plus, ku gjatë takimeve përfaqësuesit e kompanis deklaruan që ata nuk kanë bërë ndonjë analizë të mirfilltë ekonomike, nuk kanë kryer matjet gjeologjike, matjet gjeodezike etj, por këtë variant të Drinit janë duke e shtyrë përpara vetëm disa persona të caktuar.
Duke pasur parasysh këtë krim i cili tashmë është duke ndodhur ne si banorë të Rahovecit nuk do të ndalemi me kundërshtimin tonë, madje në javët në vijim do të caktojmë edhe ditën e protestave të cilët do të organizohen në Rahovec si dhe pranë Kryeministris.
Ne si këshille i banorve të Rahovecit apelojm edhe tek Kryeministri i Kosovës z.Ramush Haradinaj që të reflekton rreth ketij shqetësimi të banorve të Komunës