Këshilli i qytetarëve me akuza të rënda për Latifin dhe Lekajn, do të publikojnë emrat e personave të afërt përfitues

Këshilli i banorëve të komunës së Rahovecit që janë të pakënaqur me variantin 6 të autostradës së Dukagjinit, kanë paralajmëruar publikimin e emrave të afërt të kryetarit Latifi.

Këshilli në kumtesën e vet dërguar mediave e cilëson Smajl Latifin si kryetar të interesave të bosëve të ndryshëm dhe jo të qytetarëve e madje kanë paralajmëruar publikimin e emrave.

Shkrimi i dërguar në redaksi nga Këshilli i banorëve të Pakënaqur:

“Edhe pse banorët e komunës së Rahovecit ja kanë dhënë besimin antarit të AAK-së, Smajl Latifi, për udhëheqës të komunës ë ëtyre edhe pse banorët e kësaj ane janë duke nënshkruar peticionin për të kundërshtuar autostradën, Smajl Latifi në bashkëpunim me Pal Lekajn në mënyrë tinzare dhe të shpejtë kanë votuar në këshillin ndërministrot për variantin 6 edhe pse ky variant është 60 milionë euro më i shtrenjtë.

Sot në mëngjes Smajl Latifi së bashku me kabinetin e tij kanë udhëtuar për në Prishtinqë që të shtynë sa më shpejt votimin e autostradës së dukagjinit duke dëmtuar rëndë komunën e Rahovecit.

Kjo është një lojë e rrzikshme dhe shumë e ndyrë që bën kryetari për komunën e tij e humbjet që do t’i përjetojë Rahoveci si komunë do të jenë historike dhe përgjithmonë do të izolojë Rahovecin si dhe ekonominë vendase.

Nuk është e qartë pse kryetari punon kundër banorëve të Rahovecit pse gjithë kjo luftë për të dëmtuar komunën e Rahovecit duke e ditur se janë më shumë se 100 fakte që ky variant i dëmshëm është për Rahovecin, Drinin e Bardhë dhe është 50 milionë euro më i shtrenjtë.

Ne si këshill i autostradës nesër do të dalim me komunikatë tjetër për media duke përmendur kush janë personat e ngushtë të kryetarit Latifi që përfitojnë nga ky variant dhe hapat më tutje që do të ndërmiren për të ndaluar këtë krim”, ka shkruar Këshilli.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.