Kërcënimet e militantëve të VV-së, Rahoveci24 merr vendimin drastik

Rahoveci24 është përballur me stuhi reagimesh, një yrysh i pa parë militantesk i nxitur nga dega e VV-së në Rahovec dhe parisë udhëheqëse të tyre që tentuan të shtypin fjalën e lirë.

Rahoveci24 dhe gazetarët e portalit kanë qëndruar stoik duke raportuar “cep më cep” realisht nga maskarada dhe teatri i përçudm i perdeve të Albin Kurtit mbrëmjen e kaluar.

osa1

Raportimi i drejt nuk u prit mirë nga militantët e VV-së që kryesisht nga gurbeti, sulmuan ashpër dhe madje dërguan kërcënime në adrësë të portalit Rahoveci24.

Me të parë këto zhvillime, portali ka vendosur që përkundër humbjeve të mëdha, për të mbajtur gjallë fjalën e lirë të pacënuar politike nga analfabetët funksional të VV-së, është shumë e rëndësishme që të ndërpritet komentimi përgjithmonë në platformën e portalit.

Dega e VV-së në Rahovec i ka borxh portalit një reagim dhe kërkim falje për fjalët “kriminel kibernetik” dhe shtytjen e masave të mëdha drejt portalit.

/Rahoveci24/  

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.