Kenani i sigurt në fitore, kërkon përkrahje masive nga qytetarët

Portieri i KF Rahovecit, Kenan Haxhihamza, u ka bërë thirrje të gjithëve që të jenë prezent në stadiumin e qytetit “Selajdin Mullaabazi Mici” për sfidën ndaj Vëllaznimit.

Rahoveci takohet sot në ora 15:00 me skuadrën e madhe gjakovare, Vëllaznimin, ku vetëm fitorja është opsion për ekipin tonë.

Dhe Kenani është i vetdishëm për rëndësinë e ndeshjes. Ai thotë se ekipi është bërë gati dhe se pret fitore.

“Mendoj se jam përgatitur mjaftueshëm për këtë duel, duke e ditur rëndësinë e duelit. Trajneri ka bërë punën e tij me ekipin, jemi shumë të fokusuar dhe të përqëndruar në atë që duam të bëjmë. Idetë i kemi të qarta”.

“Ndeshjet e fundit kaluan ndryshe nga sa kemi menduar, por ajo është tashmë e kaluar dhe duhet t’a lëmë anash. Tash duhet të japim gjithçka dhe të flasim në fushë. Ndaj Vëllaznimit jam i bindur se do të dalim fitues, duk,e parë edhe cilësinë e lojtarëve që do kemi, pasi kthehen në formacion lojtarët kyç”.

“Pres mbështetje nga bashkqytetarët sepse për ata kemi më shumë nevojë në këto momente, na duhet një forcë shtytëse, një motiv shtesë dhe e dimë shumë mirë se Vreshtarët janë të vetmit që mund të na ndihmojnë në këtë aspekt. Ata janë lojtari jonë i 12-të në fushë”, u shpreh Kenan Haxhimamza për Rahoveci24. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.