Kenan Haxhihamza pjesë e përfaqësueses së Kosovës

Kenan Haxhihamza është një nga të paktë sportistë të Rahovecit që ka arritur të jetë reprezentues i Kosovës.

Portieri i KF Gjilanit që vjen nga Rahoveci me performancat e tij ka bindur trajnerin e portierëve, Naser Prapashtica, që ai të ftohet në përfaqësuesen U-21.

Haxhihamza tashmë është grumbulluar me ekipin përfaqësues, ku po zhvillohen stërvitjet dhe pritet të zhvillohen një sërë ndeshjesh.

Kjo ftesë për Haxhihamzën ia hapë atij dyert për të ardhmen, që një ditë ta shohim në përfaqësuesen A dhe të jemi krenarë të gjithë me të. /Telegrafi/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.