Portieri i Gjilanit, Kenan Haxhihamza, ka impresionuar me paraqitjen e tij ndaj Flamurtarit.
Portieri nga Rahoveci luajti 90 minuta dhe ishte tejet i sigurt duke mos u lejuar asnjë gjasë mysafirëve për gol.
Kenani mbetet i pamposhtur në Superligë këtë edicion dhe e ka vënë trajnerin Arbnor Morina para një zgjedhje të vështirë.
Morina duhet të vendosë mes Kenanit dhe portierit Kaqiu, e ka shumë gjasë që shpejt ta shohim gardianin rahovecian si startues.
Rahoveci është krenar me Kenanin dhe shpresojmë ta shohim në majat e futbollit.