Portieri i KF Dukagjinit nga Klina që garon në Superligën e Kosovës në futboll ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Llapi me rezultat minimal 1-0 por vetëm pas dy penaltive të ndalura nga portieri rahovecian, Kenan Haxhihamza.
Haxhihamza mbrojti një penalti nga Gerhard Progni në pjesën e parë duke mbajtur në lojë skuadrën e tij.
Dhe kur të gjithë menduan se rezultati do të barazohej rezultati në 1-1, ishte Kenan Haxhihamza që pati plane e mendim tjetër, duke ndalur penaltinë e atij që konsiderohet multi talent, Ilir Krasniqi, në kohën shtesë të takimit.
Kenan Haxhihamza gjithmonë ka qenë prej portierëve më të mirë në Kosovë, por kurrë s’ka pasur rastin e duhur pas largimit nga Gjilani, e tash duket se sërish ky epitet atij do t’i takojë pa problem. /Rahoveci24/