Portieri rahovecian, superylli Kenan Haxhihamza, ka kaluar te skuadra e Dukagjinit të Klinës që po ashtu bën pjesë në Superligën e Kosovës në futboll.
Kenani kalon te Dukagjini pasi atë me ngulm e kërkoi Armend Dallku, trajneri i këtij klubi.
Haxhihamza në Klinë do të takohet po ashtu me zëvëndëstrajnerin Artan Luzi, ku strategu nga Shqipëria njihet si admirues i performancave të portierit rahovecian.
Kenzo kaloi një edicion te Ballkani ku nuk u vlerësua aq sa duhet nga trajnerët pasi edhe klubi pati shumë telashe.
Tash ai do të ketë mundësinë e gjithë botës që të dëshmohet edhe një herë se është portieri më i mirë në Kosovë, ashtu siç ishte dy sezone më parë kur e çoi Gjilanin në Evropë.