Këmbësorja goditet nga një veturë në Rahovec

Qyteti i Rahovecit. Rahovec. 28.05.15 Photo: Atdhe Mulla

Një këmbësore ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:30, në Rahovec.

640x74

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa drejtonte automjetin e tij dyshohet nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.