KB Rahoveci ka vënë në shitje biletat sezonale për edicionin e ri të garave.
Ajo që vihet re është se klubi ka vënë në shitje biletat ku përfshihet edhe play offi, pra për gjithë sezonin.
Arsyeja e biletave sezonale është sepse kapaciteti i shikuesve është vetëm 15% i palestrës.
300 biletat në tribuna do të kushtojnë 60 euro kurse 50 biletat në parket nga 100 euro për sezon.
Ndërkaq, një person s’ka të drejt të marrë më shumë se dy bileta.
Ky është një hap i qëlluar nga klubi, sidomos për biletat në parket.
/Rahoveci24/