KB Rahoveci kategoria U16 e ka deklasuar me rezultat të thellë KB Yllin U16, 70:49.
KB Rahoveci U16 ishte dominues gjatë gjithë takimit, ku të rinjt e udhëhequr nga Ibrahim Hoxha nuk treguan mëshirë ndaj skuadrës së të rinjve nga Suhareka.
Dueli u zhvillua në Gjakovë në palestrën “Shani Nuxhi” ku djemt tanë bënë krenarë gjithë Rahovecin.
Djelmoshat e rinj kështu hakmerren për ekipin e parë që humbi për vetëm një pikë ndaj Yllit pas dy gjuajtjeve të huqura nga Muhamed Hasani.
/Rahoveci24/