KB Rahoveci U14 deklason Prishtinën në Rahovec, djemt e vegjël japin mesazh për palestër

KB Rahoveci U14 ka mposhtur me rezultat të thellë 63:22 skuadrën e KB Golden Prishtina në ndeshjen që u zhvillua në sallën e shkollës profesionale në Rahovec pa praninë e tifozëve.

Në kushte të tmerrshme, pa semafor, pa tifozë dhe pa ventilim, djemt e KB Rahovecit të moshës 14 vjeçare zhvilluan ndeshjen e radhës ku edhe korën sukses të jashtëzakonshëm.

Ata mposhtën skuadrën nga Prishtina në kategorinë e tyre.

Djemt e udhëhequr nga trajneri Afrim Deliu arritën të shkëlqejnë në këtë takim, duke mos u lënë hapësirë fare kundërshtarëve.

Më të dalluarit ishin Visar Ejupi dhe Nazif Sharku.

Talentët e rinj të KB Rahovecit U14 në krye me trajnerin Afrim Deliu me këtë fitore në këto kushte shumë të vështira përçuan një tjetër mesazh të fuqishëm tek institucionet që të përfundohet sa më shpejt palestra, në të kundërtën, këta djem mund të treten ashtu si shumë talentë tjerë të qytetit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.