KB Rahoveci ka arritur të shënojë fitoren e parë të sezonit ndaj KB Dritës.
Klubi vreshtar dominoi në tërësi takimin, ku mungoi Musab Mala.
Me këtë fitore, Rahoveci fillon të kthehet kah e mbara pasi ende nuk shënoi asnjë fitore këtë edicion as në kampionat e as në Superkupë.
Më i dalluari ishte Nick Banyard me double double 26 pikë e 13 kërcime.
Në anën tjetër Visar Ejupi regjistroi 13 pikë në këtë takim.
KB Rahoveci ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Pejës në “Karagaçi”.
/Rahoveci24/