KB Rahoveci pas dy humbjeve turpëruese nga Prishtina në miqësore ka reaguar menjëherë duke rritur kualitetin në skuadër.
Teksa rikthimi i Alban Veselit duket i pashmangshëm dhe pritet të ndodhë për të shtuar kualitetin në kuadër të basketbollistëve vendorë, klubi në anën tjetër po bën përforcime edhe nga të huajt.
Pas shumë problemeve me të huajt dhe vonesave në arritje, tash Rahoveci “ka thyer bankën” edhe më tej për të marrë superlojtarin MILIK YARBROUGH i cili ka statistika monstruoze në Evropë por edhe së fundmi në Portugali me Oliveriensen, raporton AsistiOnline.com.
Rahoveci kështu pritet të kompletohet për Superkupën e Kosovës e cila fillon më 1 shtator.
Ndërkaq, KB Rahoveci nuk e ka thënë asnjë fjalë ende as për miqësoret e as për largimet e superyjeve rahoveciane nga klubi, Bardh Rexha e Altin Selmancena, duke mbajtur kështu klubin e qytetit në terr total informativ.
Më poshtë video e lojtarit: