KB Rahoveci do të vazhdojë sot stërvitjet për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Pejës.
Ekipi që tashmë zyrtarisht llogaritet pa Musab Malën, për këtë ndeshje do të fillojë të përgatitet me këtë mungesë.
Ndërkaq, mbetet e paqartë si do të vazhdojë situata dhe nëse do të ketë ndryshime tjera në skuadër.
Ndeshja zhvillohet të shtunën nga ora 19:00.
Peja është lidere dhe favorite për të triumfuar në këtë duel duke marrë parasysh rosterin e skuadrës. Kujtojmë që Peja ka mbyllur marrëveshjen me Divine Myles i cili pritet të prezantohet ditëve në vijim kurse është afër mbylljes së marëveshjes me Darrell Davis.
/Rahovec24/