KB Rahoveci të shtunën ndaj Bashkimit, ndeshje e kthesës

KB Rahoveci të shtunën në mbrëmje zhvillon duelin e radhës në kuadër të superligës së Kosovës në Basketboll.

Klubi ka 2 humbje dhe një fitore ndaj Dritës.

Fitorja ndaj Bashkimit do të kthente shpresën pas një starti jo aq pozitiv të sezonit.

Rahoveci ka nevojë për të triumfuar, por edhe Bashkimi është në formë, andaj në “Mizahir Isma” pritet ndeshje shumë dramatike.

Ndeshja zhvillohet të shtunën më 2 tetor nga ora 17:15.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.