KB Rahoveci do ta kërkojë hakmarrjen ndaj Trepçës në duelin i cili zhvillohet nga ora 17:00 në Gjakovë.
Jeton Nixha pasi mbajti premtimin për së paku 3 fitore deri në fund të sezonit me 4 ndeshje të mbetura kërkon që tifozëve tu bëj edhe një dhuratë.
Duke parë formën e lartë të skuadrës, Nixha po mendon seriozisht për rezultat pozitiv dhe një hakmarrje pas eliminimit në çerekfinale të Kupës pikërisht ndaj Trepçës në një spektakël në Suharekë.
Trepça nga ana tjetër ka probleme të jashtëzakonshme.
Rahoveci24 mëson se ka dy javë që Trepça spo mban stërvitje dhe kryesia e klubit është shpërndarë, trajneri Papadopulous ka braktisur ekipin dhe klubi është pa përkujdesje.
Po ashtu as amerikanët nuk pritet të luajnë për shkak te mos kryerjes së obligimeve financiare.
Kështu Rahoveci mund ta arrijë pa problem një fitore të katërt radhazi.
/Rahoveci24/