KB Rahoveci do të përballet me Trepçën të mërkurën në një prej dueleve më të rëndësishme të sezonit.
Fakti se ekipi vjen nga një krizë e thellë me shumë humbje, do të thotë se përkrahje e qytetit eshtë më e nevojshme se kurrë.
Me ndeshjen ndaj Trepçës fillon seria prej 7 ndeshjeve në shtëpi në kampionat, ku duhet të fillojë ringritja e madhe.
Vetëm përkrahje e shikuesve dhe sponsorëve do të ringrisë klubin në nivelet e mërpashme.
Biletat kanë dalë në shitje në dyqanin zyrtar të klubit.