KB Rahoveci do të luajë ndaj KB Yllit të dielën në Suharekë në një nga duelet më interesante të këtij sezoni të mbetura në Superligën e Kosovës në basketboll.
Në këtë ndeshje Rahoveci hyn pas dy fitoreve të rëndësishme ndaj Vëllaznimit dhe Kerasanit, të cilat shpërfaqën edhe një herë kualitetin e skuadrës.
Ylli nga ana tjetër vjen nga humbje shumë të thella, kjo për shkak të largimit të lojtarëve kryesorë, Christopher Olivier dhe Kevin Brown, të cilët vendosën të ndërrojnë ambient.
Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “13 qershori” në Suharekë, një ambient i njohur për KB Rahovecin.
Deri tash Ylli i ka fituar tri ndeshje ndaj KB Rahovecit dhe mbetet të shihet nëse tash do të gëzohen tifozët Vreshtarët së paku me një fitore ndaj rivalit kryesor në kampionat.
Kujtojmë se ndeshja e fundit përfundoi me një pikë epërsi për Yllin pasi Muhamed Hasani i huqi dy gjuajtje të lira vendimtare në sekondat e fundit. Rreth tre mijë persona ishin të pranishëm në atë takim që u përcoll me tensione dhe arrestime të tifozëve “Vreshtarët”. /Rahoveci24/