KB Rahoveci të dielën ndaj Kerasanit, aspak lojë e lehtë

Kapiteni legjendar Besnik Sharku në duelin çerekfinal të Kupës së Kosovës ndaj Trepçës të zhvilluar para 5 vitesh në Suharekë.

KB Rahoveci do të jetë mysafir i Kerasan Prishtinës të dielën nga ora 19:00.

Me klubin tonë që ka siguruar mbijetesën, por që po kërkon të mbyllë sezonin me edhe së paku tri fitore, ndeshja ndaj Kerasanit bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Skuadra pristhinase ka treguar lojë të mirë së fundmi, duke qenë të organizuar, me çka pritet të jenë të rrezikshëm në kundërsulme dhe lojën e organizuar ekipore në mbrojtje.

Fakti që Kerasanit i duhet fitorja për të siguruar mbijetesën e bën këtë duel edhe më interesant dhe më të vështirë për skuadrën tonë.

KB Rahoveci nga ana tjetër që nga ardhja e Rony Farmer po luan lojë kryesisht individuale, çka po e pengon punën e bërë nga trajneri qysh nga fillimi i sezonit. Shumë topa të humbur, shumë gabime në pasime dhe mungesë e ekzekutimit po e dallon ekipin tonë në ndeshjet e fundit, andaj është e nevojës imanente që nga fillimi të startojnë bashkë me Tyler Deihl dhe Artin Gashi në top formë, edhe treshja tjetër vendore Besnik Sharku, Altin Morina dhe Mustafë Merovci. Me këtë përbërje vështirë e ka secila skuadër ta mposhtë Rahovecin.

KB Rahoveci pra të dielën nga ora 19:00 i shkon Kerasanit në atë që DUHET të jetë fitorja e shtatë këtë edicion, por që pa dyshim do të jetë një sfidë mjaft e vështirë. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.