KB Rahoveci do të zhvillojë takimin e radhës në Ligën e Parë të dielën ndaj Kaçanikut.
Rahoveci24 mëson se Federata e Basketbollit e Kosovës e ka caktuar ditën e dielë për zhvillimin e kësaj ndeshje nga ora 11:00 me pajtueshmërinë e përbashkët të dy klubeve.
Sfida do të zhvillohet në Lipjan.
Gjyqtarët e takimit do të jenë Agzon Maloku dhe Ardijan Rrustemi.
Në këtë takim do të mungojë qendra Besnik Sharku, për shkak të lëndimit në nyje.
KB Rahoveci është ende pa humbje në Ligën e Parë, duke qenë skuadra absolutisht më e mirë dhe që ka treguar kapacitet absolut për kthim në Superligë, krejt kjo përkundër faktit se ekipi jonë ndeshjet si vendas i zhvilloi në Suharekë në mungesë të palestrës. /Rahoveci24/