KB Rahoveci sonte miqësore me Kerasan Prishtinën

KB Rahoveci sot do të përballet me ekipin nga superliga, Kerasan Prishtinën, në një miqësore përgatitore. Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00, mësojnë burimet e Rahoveci24.

Skuadra jonë e demoloi mbrëmë Kastriotin duke i treguar se nuk ka çka të kërkojë në Ligën e Parë.

Dhe tash ekipi jonë po testohet me skuadra të një niveli më të lartë.

Kerasan Prishtina do të jetë nikoqir i KB Rahovecit në ndeshjen që zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

Mbetet të shihet nëse djemt tanë do t’ia dalin të shënojnë një fitore ndaj ekipit të Superligës, aty ku synojnë të luajnë fort sezonin tjetër. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.