KB Rahoveci pritet të konfirmojë gjatë ditës largimin e Muhamed Hasanin, basketbollistit i cili tradhtoi ngjyrat e klubit në ndeshjen ndaj Trepçës.
Muhamed Hasani pa asnjë paralajmërim nuk udhëtoi fare në Mitrovicë për të zhvilluar ndeshjen ndaj Trepçës, duke lënë ekipin në lloq, ekipin të cilit ai ja humbi lojën ndaj Yllit me dy gjuajtje vendimtare, e ku njerëzit u dënuan nga policia duke udhëtuar në Gjakovë, ekipin për të cilin tifozët u rrahën dhe u arrestuan, e la keq ekipin i cili është azilant dhe pa palestër, e la keq ekipin që u kujdes intenzivisht nga afër për lëndimin e tij.
Ai e hodhi në tokë fanellën e klubit dhe qytetit që respektoi atë edhe kur të gjithë e enkurajuan se ato dy gjuajtje të lira ndaj Yllit nuk janë asgjë. Ai e hodhi në tokë dhe e shkeli me dy këmbë këtë fanellë. Dhe në këtë situatë klubi nuk ka toleruar që të ndodhin precedente sikur të “Alban Veselit” në Pejë, i cili sabotoi ekipin por u kthye më pas. Këtu klubi ka vendosur që Muhamed Hasani të mos rikthehet sepse nderi dhe djersa që qytetarët derdhin për klub dëshmorët që kanë luftuar për këtë kohë, është më e vlefshme se sa një lojtar.
Muhamed Hasani kishte tri verzione për mos ardhjen e tij – nuk i pëlqeu transporti (me vetura nga viti 2005 e më lart), nuk ka marrë pagë, etj.
KB Rahoveci ka qenë në Prishtinë me shtatë vetura të shtunën, ku transporti sigurisht se nuk ishte arsye për Hasanin.
Nga ana tjetër sa i përket pagave, Rahoveci24 mëson se klubi po pret një përkrahje financiare nga komuna e Rahovecit tash e sa kohë, me të cilën do të barazonte të gjitha pagat me lojtarët dhe Hasani ka pranuar këtë. Atij i ishte ofruar edhe në fillim të sezonit parapagimi për komplet sezonin, por ai pranoi duket thënë “se u beson njerëzve këtu”.
E vërtetë, aq shumë u besoi njerëzve këtu, sa që la ekipin të shokuar për dueli nndaj Trepçës ,ndeshje që u humb me rezultat të thellë.
Rahoveci24 mëson se Muhamed Hasani karakterin prej humbësi natyral dhe tradhtari e ka ekspozuar edhe në klube tjera, si në KB Bashkimi, ekip të cilin e la në mes të sezonit, dhe këtë e di më së miri trajneri Jeton Nixha, i cili e udhëhoqi atë skuadër. Hasani la keq ëdhe klube tjera, kurse te KB Rahoveci ishte i “përkëdheluri” i trajnerit Jeton Nixha dhe as kjo nuk mjaftoi që ai të ndihej i rëndësishëm, duke tradhëtuar skuadrën dhe qytetin.
Duke hedhur në tokë fanellën, e duke e shkelur atë me dyja këmbët. /Rahoveci24/