KB Rahoveci, përgatitje intensive për derbin me Dritën (Foto)

KB Rahoveci është duke u bërë gati për sfidën e rëndëisshme ndaj KB Dritës që zhvillohet këtë fundjavë në Gjilan.

Klubi i Dritës nga Gjilani në një postim ofendoi Rahovecin si qytet dhe klub, teksa derbi vetëm sa ka marrë flakë nga ky postim dhe nga fakti se KB Rahoveci në Ligën e Parë është ende pa asnjë humbje.

Trajneri Valentin Spaqi sipas informatave të Rahoveci24 ka qetësuar lojtarët, duke ua bërë me dije se kjo është një ndeshje e rëndësishme, por që forcat duhet t’i ruajnë për play off dhe të mos ndikohen nga tifozeria, apo fjalët banale dhe ofendimet që do t’i drejtohen atyre.

Lojtarët aktualisht janë në gjendje perfekte psikologjike dhe po përgatiten në aspektet teknike.

Ata po stërviten në mënyrë intensive dhe po përgatiten deri në detaje që ta fitojnë këtë ndeshje për të bërë krenarë gjithë Rahovecin.

Besnik Sharku është i rikuperuar nga lëndimi i tij në nyje, teksa nuk dihet nëse do ta rrezikojë Valentin Spaqi duke e inkuadruar, përkundër dëshirës së lojtarit rahovecian për të luajtur patjetër në këtë takim. Eshtë Spaqi ai që ka verdiktin final.

Rahoveci24 do t’iu mbajë të informuar në vazhdimësi për zhvillimet rreth ndeshjes, kurse klub ka nevojë më shumë se kurrë për përkrahje. /Rahoveci24/
stervitje 1

stervitje 2

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.