KB Rahoveci perfekt, fiton thellë në Vushtrri

Ekipi i drejtuar nga Valentin Spaqi, Rahoveci, ka vazhduar serinë e pamposhtshmërisë në Ligë të Parë dhe tashmë ka regjistruar edhe fitoren e 17 me radhë.

Sfida përfundoi me rezulta 53-73 për KB Rahovecin.

Viktimë e vreshtarëve sot ka qenë ekipi i Kosovës së Vushtrrisë që po shikon mundësinë për tu futur në Play-Off, por këtë mundësi ata do të duhet ta kërkojnë në ndeshjet tjera, pasi që Rahoveci me ekipin e tij tashmë ka shkelë çdo kundërshtar të mundshëm brenda e jashtë dhe me këtë ritëm ata thuajse siguruan Superligën për vitin tjetër.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.