KB Rahoveci në vendin e tretë, fitorja ndaj Kerasanit sinjal për Trepçën

KB Rahoveci ka shënuar fitore të thellë ndaj Kerasanit me çka ka kaluar në vend të tretë ku do vazhdoj mbretërimin në vazhdim të sezonit historik drejt playoffit.

Rahoveci fitoi me rezultat 89-67, ku shkëlqeu Junious Prowell me 25 pikë dhe Arian Qallaku me 18 pikë.

Rahoveci tash është mbi Yllin në vendin e tretë që udhëton te Prishtina pa gjasë për fitore.

Javën e ardhshme Rahoveci i shkon Trepçës në Mitrovicë ku me një fitore forcohet pozita e tretë dhe do bëhej hap i madh drejt playoffit historik.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.