KB Rahoveci në tren për Prizren – ndeshja që do të duhej të shënonte kthesën

Rahoveci udhëton të shtunën nga ora 17:00 për të zhvilluar duelin regjional ndaj KB Bashkimit të stër përforcuar.

KB Rahoveci hyn në këtë takim pas dy humbjeve mes shumë episodeve të gjyqtarëve ndaj Vëllaznimit dhe Trepçës.

Teksa ekziston shpresa për referim më të mirë, KB Rahoveci qartë është autsajder në këtë duel pasi KB Bashkimi ka ekip më të fortë dhe më të shtrenjtë.

Por, këto nuk janë arsye më dhe pas dy disfatave, pritet reagim i madh nga ekipi e të tentohet fitorja.

Problemi është se të njëjtën do ta kërkojë edhe KB Bashkimi që u mposht nga Ponte Prizreni, e para tyre e mposhti Trepça.

Kjo sfidë do të tregojë shumë për fuqinë e skuadrave, teksa paraqitja e qendrës së re Isaiah Manderson është në pikëpyetje për këtë takim – të gjithë të tjerët janë të gatshëm.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.