KB Rahoveci në top formë, fiton miqësoren para startit të sezonit

KB Rahoveci ka shfaqur formë të lartë në duelin miqësor ndaj KB Kalajas të zhvilluar në Prizren.

Klubi më i madh në Kosovë i cili nuk ka ende palestër ku t’i zhvillojë ndeshjet për shkak të matrapazëve të politikës, ka zhvilluar përgatitjen e parë para sezonit.

Mark Rodiqi testoi të gjithë lojtarët në dispozicion.

Muhamed Hasani u shfaq mjaft i përgatitur para sezonit dhe pritet të jetë lideri në lojën e vreshtarëve, ndonëse shumë i kritikuar për largimin e tij të paarsyeshëm sezonin e kaluar.

Rodiqi i dha minuta të rëndësishme edhe Berat Mullabazit, i cili po ashtu u tregua mjaft i përgatitur fizikisht.

Rahoveci e fitoi takimin me rezultat 107 – 92, por rezultati ishte i parëndësishëm sa përgatitja e lojtarëve.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.