KB Rahoveci ka pësuar humbje të thellë me rezultat 123-103 në Ligën Unike ndaj Teutës nga Durrësi.
Ndeshja ishte fantastike në fillim, ku klubi jonë pati një paraqitje të shkëlqyer.
Megjithatë, ra koncentrimi në mbrojtje dhe skuadra mysafire ishte më e mirë në finalizim dhe më e organizuar edhe në reparte tjera të lojës.
Te Rahoveci ishin të pandalshëm Nick Banyard dhe Altin Morina, që të dy regjistruan double double.
Ndërkaq, 6 pikë shënoi Visar Ejupi, përkundër pak minutave të tij në parket.
Rahoveci ndeshjen e ardhshme kthehet në mesjavë në Superligë ndaj Dritës po ashtu në “Mizahir Isma”.
/Rahoveci24/