KB Rahoveci ka shkëlqyer në ndeshjen miqësore ndaj Kastriotit zhvilluar në Prishtinë.
Dueli i zhvilluar në Prishtinë u zhvillua në prani të tifozëve të konsiderueshëm që në dijeni se Rahoveci është i pamposhtshëm erdhën për të shikuar basketboll cilësor.
Ky test për djemt e Valentin Spaqit ishte një stërvitje rutinore.
Skuadra që po shihet si pretendent për t’i bërë konkurrenc, nuk ishte kërkah në këtë takim ndaj djemve tanë, duke dëshmuar se KB Rahoveci është disa nivele më lart.
Ndeshja përfundoi me 43 pikë epërsi, paramendoni ! Aq të egër janë djemt tanë ! Fantastik !
Në këtë takim nuk luajti Besnik Sharku, të cilin nuk e rrezikoi trajneri Valentin Spaqi pavarësisht riaftësimit të tij. /Rahoveci24/