KB Rahoveci – gjenerata U16 është bërë kampion i Kosovës për këtë kategori.
Ky ekip mposhti në finalen e mbajtur në Rahovec ekipin e Kerasan Prishtinës.
Skuadra e të rinjve të Rahovecit e udhëhequr nga Admir Mullabazi zotëron në vete shumë talent që janë e ardhmja e basketbollit kosovar.
Mbetet të shihet nëse do të kemi ndonjë superyll nga këta të rinj me të cilët po punon trajneri rahovecian, Admir Mullabazi.
Ndeshjen mund ta shikoni këtu në reprizë pasi ajo ishte LIVE e transmetuar nga RahoChannel: Kliko Këtu
/Rahoveci24/