KB Rahoveci pësoi humbje të thellë së fundmi nga Trepça, por ishte kjo ndeshje që u prit të humbej pasi Rahoveci ishte pa përforcimet e reja.
Jake Pagenkopf është playmakeri që ka përforcuar ekipin, teksa në anën tjetër po ashtu është shtuar edhe një qendër, Igor Chumakov, mjaft i njohur për djemt e qytetit pasi ai luajti kundër tyre në kuadër të përfaqësueses ukrainase në FIBA 3×3 që u mbajt në Rumani.
Rahoveci pritet të paraqitet kështu me fytyrë krejt tejtër në duelin e radhës ndaj KB Bashkimit në Prizren.
Kujtojmë herën e fundit në Prizen një referim shokues ja mundësoi Bashkimit fitoren dhe tash do të jetë tendenca e njëjtë, por se tash ekipi do të hyjë me mentalitet të ri dhe me synimin e vetëm për të fituar.
Spekulimet në rrjetet sociale se Rahoveci nuk ka gjasa nuk janë të sakta, pasi në tempullin mitik “Mizahir Isma” kur të jetë ekipi optimal do të jetë e vështirë për klubet në krye të tabelës që të triumfojnë, e po ashtu kemi dy përballje direkte ndaj ekipit plastik të Ponte Prizrenit.
Rahoveci përballet fundjavën e ardhshme ndaj KB Bashkimit ku realisht fillon sezoni i ekipit tonë.
/Rahoveci24/