KB Rahoveci ka shënuar fitore të jashtëzakonshme ndaj KB Kaçanikut në ndeshjen e zhvilluar në Lipjan e cila përfundoi me rezultat 87-57 për djemt tanë.
Super performanca e djemve tanë të udhëhequr nga Valentin Spaqi u vërjet qysh nga fillimi.
Kjo ndikoi që pjesa e parë të përfundojë me 16 pikë epërsi.
Kjo epërsi u dyfishua në pjesën e dytë falë një tjetër performance fantastike të lojtarëve tanë.
Edhe pse mungoi Besnik Sharku, të tjerët arritën që të mbushin hapësirat e lëna bosh.
Katër lojtarë shënuan pikë dyshifrore te KB Rahoveci, teksa tre prej të cilëve me më shumë se 20 pikë.
Në këtë ndeshje luajtën edhe talentët e rinj rahovecian.
KB Rahoveci vazhdon të mbajë vendin e parë në Ligën e Parë me të gjitha fitore dhe asnjë humbje. /Rahoveci24/