Rahoveci ka shënuar fitore në start të sezonit ndaj Boreas me rezultat 82-111.
Ndeshja filloi me dominim nga vendasit, të cilët diktuan tempon dhe krijuan epërsinë me 10 pikë. m
Menjëherë reagoi trajneri Mark Rodiqi, i cili futi në lojë Yll Gashin dhe Valon Bunjakun të cilët me shpirt luftarak dhe karakter rikthyen epërsinë.
Në pjesën e dytë u thellua epërsia e Rahovecit me lojë të mirë nga June, Xavier dhe Sovine, teksa shkëlqyen edhe Muhamed Hasani dhe Mustafê Merovci.
Pikë shënuan edhe Berat Mullabazi dhe Blerim Deliu, kurse debutoi edhe Indrit Krasniqi.