Ditë më parë i gjithë opinioni i basketbollit u shokua me komunikimin për largim në prag të sezonit të ri në Superligë të kapitenit Bardh Rexha.
Sidoqoftë teksa pati shumë reagime, klubi i Rahovecit vazhdoi me zyrtarizimet e pritura të Musab Malës e Fisnik Rugovës.
Por, KB Rahoveci ende nuk ka bërë sqarim se çka ndodhi me kapitenin dhe pse nuk vazhdoi marrëveshja me të.
Rahoveci24 ka realizuar një intervistë ekskluzive me Bardh Rexhën, i cili ka folur për të gjitha prapaskenat nga takimi i tij me klubin dhe pse ai tha se nuk është në planet e klubit.
Intervista e tij do të publikohet ditëve në vijim ku Rexha ka folur për rrethanat shokuese që detyruan atë të largohet.
KB Rahoveci ndërkaq ende s’ka bërë ndonjë njoftim për atë ndodhi me Rexhën i cili pritet tê vazhdojë aventurën në një nga rivalët e Rahovecit.